Fund i dhimbshëm për një djalë, shuhet në moshën 15-vjeçareFund i dhimbshëm për një djalë, shuhet në moshën 15-vjeçare

Uncategorized


Një djalë 15-vjeçar ka vd ekur pas një përplasjeje fatale në orët e vona të natës ndërsa ishte duke lëvizur me një biçikletë. Ngjarja ndodhi në Risley, Angli, kur adoleshenti Adam Barry u për plas nga një makinë duke marrë pla gë serioze. Policia lokale tha se i mituri u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë. Hetimi paraprak bën të ditur se automjeti i përfshirë në incident nuk u ndal në vendin e ngjarjes dhe kërkime policore kanë nisur për gjetjen e shoferit në zonën e Risley që ndodhet midis Derby dhe Nottingham. “Oficerët janë duke punuar në një numër linjash të rëndësishme hetimi, megjithatë, ne ende kërkojmë ndihmën e publikut për të siguruar prova thelbësore për hetimin tonë”, tha Rreshter Darren Muggleton. Kërkimet për autorin po bëhen edhe përmes shqyrtimit të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *